11:18 / 03.02.2020
Kuvend, mbërrin edhe ambasadori amerikan
Ambsadori amerikan Philip Kosnett do të jetë i pranishëm në seancën ku pritet të zgjidhet qeveria e re e Kosovës.
Ai është parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Para tij, kanë mbërritur në Kuvend edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.























