11:38 / 03.02.2020
Vonohet fillimi i seancës për votimin e Qeverisë Kurti
Kanë kaluar mbi gjysmë ore prej kur është paraparë të fillojë seanca plenare për votimin e Qeverisë së re, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Brenda seancës plenare nuk kanë ardhur ende deputetët e PDK-së si dhe pakicave, kurse disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike veçse i kanë zënë vendet e tyre, e po ashtu edhe të AAK-së.
Gjithë kjo vonesë mësohet se po shkaktohet për shkak të diskutimeve që ka mandatari për kryeministër, Albin Kurti me disa prej deputetëve jo shumicë.























