12:25 / 03.02.2020
Kollçaku bën thirrje për votimin e Qeverisë Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në emër të deputetëve të partisë që i takon, bëri thirrje që të mbështetet Qeveria Kurti me votë, pasi sipas saj, ajo do të bëjë ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët.
Në seancën e sotme ku pritet të votohet ekzekutivi i ri, Kollçaku tha se sot është ditë historike, meqë për herë të parë ka fituar opozita.
Kollçaku tha se 6 tetori i vitit 2019, kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, do të jetë datë e shënuar në historinë e re të vendit tonë.
Sipas saj, fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është një mundësi për të bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët me votën e tyre.























