Haxhiu: Kurti e bëri kurban Glauk Konjufcën, Isa-Vjosën
Deputetja Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në seancën plenare për formimin e ekzekutivit të ri, tha se kjo qeveri do të ketë javët e shkurtra.
Sipas saj, Albin Kurti për të arritur synimet e tij, me ego të pa përmbajtur është në gjendje të sakrifikojë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Haxhiu madje edhe pati dilema nëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dhënë dorëheqje ose jo.
“Pyetja jonë në radhë të parë është se a ka dhënë dorëheqje Konjufca apo jo. Për këtë ende nuk po e dimë... Jo, po deklarohet”, tha ajo.
Për vendimin e 26 dhjetorit, kur u votua posti i kryeparlamentarit, deputetja Haxhiu tha se anëtarë të LVV-së kishin deklaruar të bindur se nuk do të japë dorëheqje.
Kurti sipas saj ka bërë ‘kurban’ Glauk Konjufcën, ashtu siç e bëri Mustafa Vjosa Osmanin.
“Duke i gëlltitur fjalët dhe shkelur parimet tashmë synon kreun e ekzekutivit kosovar. Në fakt, monarku është vetë Albini që me sjellje gjithnjë arrogante dhe fjalët e veta të përtypura delegjitimoi institucionin demokratik, me marrëveshjen ose ujdinë e tij monarkiste që e bëri kurban Konjufcën. Me të vetmin qëllim që të vij vet në pushte, njëjtë siç e bëri kurban edhe Isa-Vjosën”, u shpreh ajo.























