Nagavci vë në lajthitje mediat, 66 deputetë votuan pro qeverisë
BKT
Lajme

Nagavci vë në lajthitje mediat, 66 deputetë votuan pro qeverisë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka ngatërruar mediat me rastin e prezantimit të votimit në Kuvend kur është zgjedhur Qeveria.

Ajo fillimisht ka prezantuar se Qeveria Kurti mori 86 vota pro dhe dhjetë abstenime.

Në fakt Qeveria Kurti u votua me 66 vota për dhe dhjetë vota abstenime. Gabimin e ka përmirësuar tek më vonë.  

Edhe pse s'ka treguar për prezencën, sipas saj në momentin e votimit del të kenë qenë të pranishëm 77 deputetë. 

Nagavci, gjatë seancës së sotme është kritikuar edhe për ndërprerje të fjalëve të deputetëve dhe dhënien e komenteve pas fjalimeve ku kritikohej Kurti.


MË SHUME NGA Lajme