Flet Haradinaj, tregon për çka e autorizoi Pacollin
BKT
Lajme

Flet Haradinaj, tregon për çka e autorizoi Pacollin

Ramush Haradinaj ka deklaruar se votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët e vendit.

Ai në një shkrim në 'Facebook' ka uruar që konstalacioni politik të arrijë t’i çojë përpara proceset e rëndësishme për vendin.

“Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në SHBA, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim - dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e zëvendëskryeministrit të parë Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar”, shkruan Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme