19:13 / 03.02.2020
Nagavci: Vjosa Osmani kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u vendos që në ora 19:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të rizgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Nagavci e konfirmoi që deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani do të jetë kandidate për të parin e Kuvendit.
Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime, ndërsa në kohën kur po votohej qeveria opozita ka braktisur sallën.























