Mustafa uron Kurtin, i kërkon të mos harrohet Lugina
BKT
Lajme

Mustafa uron Kurtin, i kërkon të mos harrohet Lugina

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombetar të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin. 

Ai ka kërkuar që gjatë dialogut me Serbinë të mos harrohet Lugina.  

Letra e plotë:

I nderuari z. Albin Kurti Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kabinetit Tuaj qeveritar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës përcjellë urimet më të sinqerta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. Me bindjen se me seriozitetin dhe vëmendjen e nevojshme do të shqyrtoni kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Besimplotë se çështjen e shqiptarëve të Luginës ta bëni fakt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe krahas një zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe shqiptarët e Luginës të realizojnë ambiciet politike. Urime e iu prift e mbara.


MË SHUME NGA Lajme