Osmani: Gjithë jetën time në politikë e kam pasur referencë Ibrahim Rugovën
BKT
Lajme

Osmani: Gjithë jetën time në politikë e kam pasur referencë Ibrahim Rugovën

Kryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk ka reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

“I falënderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falënderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen”, ka shkruar Osmani në 'Facebook'.

Postimi i plotë i Osmanit: 

Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.


MË SHUME NGA Lajme