Limaj për Kurtin: Ndoshta do ta harrojmë Hashimin çka ka ardhur sot
BKT
Lajme

Limaj për Kurtin: Ndoshta do ta harrojmë Hashimin çka ka ardhur sot

Lideri i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur eksperiment të madh ngjitjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Duke folur në “Klan Kosova” ai e ka shprehur frikën e tij për atë se ku është futur vendi.

“Ndoshta do ta harrojmë Hashimin çka ka ardhur sot. Po e lë me kaq. Nuk është e lehtë kjo që ka ndodhur sot, është një eksperiment i madh”, ka thënë Limaj.

Megjithatë, Limaj pajtohet se Qeverisë Kurti duhet dhënë mundësia për ta provuar.


MË SHUME NGA Lajme