Ngjarjet e datës 4 shkurt
Ngjarjet e dats 4 shkurt 2020.
10:00
Komuna e Gjilanit organizon konferencë me institucionet financiare dhe politikëbërëse në kuadër të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes – Regjioni Ekonomik Lindor”. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)
11:00
Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, merr formalisht detyrën nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. (Zyra e Kryeministrit, ndërtesa kryesore e Qeverisë, Prishtinë)
11:00
Per nder të 4 Shkurtit – Ditës Botërore të Kancerit, ish-presidentja Atifete Jahjaga do të vizitojë Shoqatën e pacientëve me kancer të gjirit “Renesansa” në Prizren. (Zyrat e shoqatës, Prizren)
11:00
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Lipjanit. (Shkolla “Adem Gllavica”, Lipjan)
12:00
Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (ShOK) shënojnë 4 Shkurtin – Ditën Botërore Kundër Kancerit. (Klinika e Onkologjisë, QKUK)
12:00
Komuna e Mitrovicës dhe KMDLNj organizojnë akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)
13:00
Shoqata për Persona të Zhdukur në Klinë organizon aademi përkujtimore për të zhdukurit e komunës së Klinës. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë)
13:00
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit shpërndan pajisje bujqësore. (Objekti i Komunës, Rahovec)
14:00
Koordinatori Rexhep Hoti shpërndan libra për nxënësit fitues të garës nacionale në dituri në komunën e Ferizajt. (Shkolla Fillore “Tefik Çanga”, Ferizaj)
17:30
Organizata “Kosovo 2.0” zhvillon bisedën e radhës “Hajde folim: Kosova e ndërthurur”. (Zyrat e “Kosovo 2.0”, Prishtinë)























