11:22 / 04.02.2020
Osmani e largon foton e Thaçit, e zëvendëson me të Rugovës
Kosovapress
Emërimi i Vjosa Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës solli edhe ndryshimet e para në zyrën e saj.
|
Ajo ka larguar nga kabineti fotografinë e presidentit Hashim Thaçi dhe e ka zëvendësuar me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Kjo është vënë re gjatë takimit të sotëm që Osmani e pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
|


























