Tensionohet situata në Siri, në prag konflikti në mes Rusisë dhe Turqisë
BKT
Lajme

Tensionohet situata në Siri, në prag konflikti në mes Rusisë dhe Turqisë

Çka është duke ndodhur me Rusinë. Pas ftohjes së raporteve me Bjellorusinë, Rusia në prag të konfliktit me Turqinë.

Vendim i Turqisë që të dërgoj trupat e saja ushtarake në Libi, në mbështetje të Qeverisë Libiane, e cila mbështetet shtetet perëndimore, kishte acaruar raportet Rusi-Turqi. Qeveria Libiane është duke luftuar kundër trupave kryengritëse të cilat drejtohen nga gjeneralit Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Rusia me armë edhe personel ushtarak. 

Ky pozicionim i Turqisë kishte acaruar raportet Rusi-Turqi, por tensionimi me mundësi të përshkallëzimit kishte ndodhur me 29 Janar, kur presidenti Erdogan i kishte dërguar ultimatum presidentit Putin, në lidhje me rolin e trupave ruse në Siri. Erdogan i kërkon presidentit Putin që ti jap fund mbështetjes së fushatës ushtarake të diktatorit Bashar al-Asad, kundër trupave të opozitës siriane në rajonin e Alepos dhe Idbilit.
Pas ultimatumit të presidentit Erdogan, forcat kryengritëse pro-turke në rajonin e Alepos, në Siri, me datë 1 Shkurt, kishin sulmuar konvojin ushtarakë rus dhe sirian, ku si pasoj e sulmeve kishin mbetur të vrarë, 4 pjesëtarë të njësive speciale të Shërbimit inteligjent rus-FSB, dhe dhjetëra ushtarë të Asadit.


Po me 1 Shkurt, ne një sulëm tjetër, kryengritësit pro-turk, pasi kishin marr kontrollin e bazës ushtarake ruse, afër qytetit El Bab, në rajonin e Alepos, shihen duke e shkelur dhe shqyer flamurin rus.
Rusia në Siri pos trupave të rregullta ushtarake ka dërguar edhe trupa të saja paramilitare, trupa të cilat janë pjesë e kompanisë sekrete ushtarake ruse të quajtur Wagner. Me gjasë baza ushtarake ruse kontrollohej nga pjesëtarët e Wagner, të cilët ishin tërhequr posa kishte filluar granatimi i bazës.
 
Përshkallëzimi i konfliktit në mes të trupave Turke dhe atyre të Asadit, të cilat mbështeten nga Ushtria ruse ka vazhduar edhe të hënën, me 3 Shkurt, kur nga sulmet Siriane kishin mbetur të vrarë së paku 5 ushtarë dhe 3 kontraktorë civil të Ushtrisë turke. Si kundërpërgjigje ndaj sulmit, artileria dhe aeroplanët turk kishin ndërmarr mesë 50 sulme kundër trupave të Asadit, ku si pasoj e sulmeve thuhet se kishin mbetur të vrarë rreth 70 ushtarë të Asadit.
Edhe pse thuhet që sulmi ndaj trupave turke në rajonin e Idbilit, ishte kryer nga forcat e Asadit, besohet që forcat e Asadit gjate sulmit ishin mbështetur nga Ushtria ruse, kjo mund të quhet edhe si hakmarrje e Putinit, për vrasjen e 4 pjesëtarëve të FSB-së ruse dhe ultimatumin e Erdoganit. 


MË SHUME NGA Lajme