Kurti: Tarifa ndaj produkteve serbe nuk është më e mirë se reciprociteti
BKT
Lajme

Kurti: Tarifa ndaj produkteve serbe nuk është më e mirë se reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes nuk ishte “një supë që vlohet në mikrovalë, por ka qenë një bukë që piqet ngadalë e mirë”.

Ai këtë krahasim metaforik të fitores së LVV-së, e ka bërë gjatë një interviste për Televizionin Publik të Kosovës.

I pyetur për largimin e fotografisë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani dhe vendosjes e fotografisë së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ai ka thënë se nuk ka njohuri për këtë veprim të Osmanit, megjithatë ajo sipas tij kishte një arsye.

“Unë nuk  e paskam ndjekë këtë lajm, sepse kam qenë në takime  dhe aktivitete por është më mirë ta japë përgjigjen zonja Osmani. Nuk besoj që ajo shpreh qëndrime dhe bënë veprime pa arsye të thella. Besoj në arsyen e Osmanit që më së miri është të shprehë ajo. Mbase ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme