Dy ministra të tjerë sot pranojnë detyrën
BKT
Lajme

Dy ministra të tjerë sot pranojnë detyrën

Dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën nga paraardhësit e tyre.

Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni i cili do të pritet nga tashmë ish-ministri Rrustem Berisha në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të pranojë detyrën nga Kujtim Gashi.

Dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Mbrojtjes është planifikuar në ora 11:00, ndërsa ai në MKRS në ora 13:30.


MË SHUME NGA Lajme