10:32 / 05.02.2020
Kjo nuk pritej! Mario Giuffredi tregon të ardhmen e Elseid Hysajt
Elseid Hysajt e ka nisur mirë vitin 2020 duke qenë një protagonist absolut në taktikat e trajnerit Gennaro Gattuso me Napolin.
Lidhur me performancat e mbrojtësit shqiptarë dhe të ardhmen e tij ka folur edhe agjenti Mario Giuffredi. Ky i fundit ishte pjesëmarrës në ”Italia Sport Aëards” dhe dha një intervistë ku foli pikërisht për klientin e tij.
“Ai u kthye për të bërë atë që bëri në kohën e Sarrit, ndeshje të rëndësishme. Jemi të lumtur, ai ka treguar se nuk është dështim, por se ka qenë gjithmonë një lojtar i shkëlqyeshëm si në kohën e Sarrit. Me Gattuson ka rifilluar performancat e tij të zakonshme. Ne po flasim për rinovimin, edhe pse nuk thuhet se ai do të qëndrojë në Napoli”, shprehet Giuffredi.























