Ministri i Jashtëm i Çekisë uron Kurtin
BKT
Lajme

Ministri i Jashtëm i Çekisë uron Kurtin

RTKlive

Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Tomáš Petříček, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër i Kosovës.

“Urime Kosovës për qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti. Unë i dëshiroj shumë suksese në ndërtimin e stabilitetit dhe prosperitetit e përparimit drejt integrimeve në BE dhe në strukturat euroatlantike. Unë besoj se do të përqendrohet në përforcimin e qeverisë ligjore dhe në rifillimin sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë", thuhet në urimin e ministrit të Jashtëm të Çekisë, Petříček, të publikuar nga Ambasada e Republikës Çeke në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme