15:44 / 05.02.2020
Kurti takohet me ambasadorin e Hungarisë, Markusz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz.
Kurti e falënderoi diplomatin Markusz për vizitën dhe mbështetjen e dhënë, ndërsa Markusz i uroi suksese Kurtit në detyrën e re si kryeministër i Kosovës.
Markusz uroi Kurtin për postin e kryeministrit, derisa tha se pres që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
“Jam i lumtur që keni marrë këtë pozitë. Ju uroj sukses, shpresoj që do të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë”, tha ai.























