Osmani takohet me Apostolovën, orientimi i Kosovës është anëtarësimi në BE
BKT
Lajme

Osmani takohet me Apostolovën, orientimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova janë pajtuar për forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e legjislacionit.

Pas takimit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se orientimi i popullit të Kosovës e po ashtu edhe institucioneve të vendit vazhdon të mbetet anëtarësimi në BE. Ajo gjithashtu tha se ka shumë projekte të shumta që BE i ka shtyrë përpara, disa prej të cilave sipas saj kishin për qëllim fuqizimin e demokracisë parlamentare.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova tha se zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e kryetares së Kuvendit paraqet politikën e fuqizimit të grave, gjë që tha se janë duke e promovuar për shumë vjet në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme