Arrestohet një polic i krimeve ekonomike, dalin detaje nga Policia
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar një polic të krimeve ekonomike.
Arrestimi është bërë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Merret vesh se i arrestuar është zytari policor, Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin për media në IPK, Arbër Beka i cili konfirmoi rsatin.
“Po mund të konfirmoj rastin. Inspektorati Policor i Kosovës në orët e mbrëmjes ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve. Njëri nga ta zyrtar policor, tjetri qytetar”, tha Beka.
Tutje ai theksoi se zyrtari policor është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.
“Detajet shtesë do të shpalosen nesër nga IPK”, shtoi Beka.























