21:11 / 05.02.2020
Kryeministri Kurti takon ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu
Gjatë ditës së sotme kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, takuan ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu dhe këshilltarin e tij Senad Sabovic.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, nga takimi u kuptua që gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin është e madhe dhe se edhe Qeveria e Kosovës, por edhe OSBE-ja, janë të gatshme të intensifikojnë punën në tema jetike për jetën e qytetarëve.























