Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte nga Budapesti do të jenë Edmond Thaçi, kryetar i ShGSK-së, Artan Muhaxhiri nga Asociacioni Ndërkombëtar i Gazetarëve Sportivë, të cilët do të na njoftojnë për përfundimin e punimeve të Kongresit i AIPS.

Kurse mysafirët do të jenë Gresa Statovci, konsulente për Programin për Bursa dhe Punë Praktike dhe Rozafa Ramadani Mavriqi, specialiste për Zhvillim të Sektorit Privat, të cilat do të flasin për programin "Gratë në energji".

Ndërsa në një lidhje direkte nga Ferizaj do të jetë Fatmir Hyseni, drejtor i Teatrit “Adriana”, i cili do të na njoftojë për shfaqjen "Unë jam vet grua" dhe aktivitetet e teatrit.

Poashtu në një lidhje direkte do të paraqitet Njomza Emini, drejtoreshë e OJQ" Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci", e cila do të flasë për kapërcimin e barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme