Reka merr detyrën: Procesi integrues është i gjatë dhe i mundimshëm
Ministri i ri i Integrimit Evropian (MIE), Blerim Reka, ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha.
Reka pas marrjes së detyrës tha e procesi integrues është i gjatë dhe i mundimshëm.
“Unë mendoj se ky proces është një maratonë i cili nuk përfundon nga paraardhësi im por as nuk do të përfundojë me mua por do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm”.
“Asnjë anëtarësim nuk ka ndodhur brenda një mandati të një Qeverie por është përcjell gradualisht prej një qeverie në një Qeveri”.
“Unë besoj se Kosova do ta përcjellë kapacitetin institucional ashtu siç e ka dëshmuar deri me tani vullnetin politik për integrime strategjike dhe me një gjerenate të re të kuadrove për euroatlantike besoj se do të vjen një përfundim i mirë”, ka thënë Reka.
























