12:08 / 06.02.2020
Haxhiu: Do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale për zbardhjen e rastit Dehari
Pas vizitës që e zhvilloi në pavijonin ku ish-aktivisti i Vetëvendosjes, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, kishte mbajtur paraburgimin, Ministrja e re e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dalur me një deklaratë.
Ajo ka thëns e do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë edhe në zbardhjen edhe të vrasjeve të tjera politike. /KK























