Policia jep detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të saj për ryshfet
BKT
Lajme

Policia jep detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të saj për ryshfet

Policia e Kosovës, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor të zhvilluar mbrëmë, ku ka rezultuar me arrestime të disa personave të dyshuar për marrje ryshfeti, prej tyre edhe policë.

Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit, tha se hetimi për këtë rast ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për marrje ryshfeti.Ai tha se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë policorë, një nga MPB-ja dhe një qytetar në Kaçaniku.

“Me datë 17/10/2019 në bashkëpunim me prokuroritë themelore ka filluar ndërmarjet për tre persona të dyshuar. I dyshuari i parë A.M, i dyshuari i dytë L.M i dyshuari i tretë me iniciale L.B qytetar nga Kaçaniku ndaj këtij të fundit ka pas në trajtim raste hetimore dhe dyshohet që ka pranuar ryshfet përmes të dyshuarit A.M. Nga ky hetim kemi grumbulluar prova të nevojshme se ata janë të përfshirë në vepra penale, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës. Jemi në fazën finale të operacionit qe lidhet me Gjykatën Themelore të Krimeve të Rënda në Ferizaj. Me përfundimin e bastisjeve i kemi të arrestuar edhe nga qendra e regjistrit civil dhe qytetarin nga Kaçaniku”, tha ai.

Drejtor i Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova tha se në këtë aktivitet ka rezultuar të ketë edhe zyrtarë policorë.

“Sa i përket operacionit sot që ka rezultuar e një zyrtari të Ministrisë Brendshme i dyshuar për aktivitete kriminale. Ka rezultuar që në këtë aktivitet ka rezultuar që të kemi edhe zyrtar policor. Përpos këtyre kemi të arresuar edhe një qytetar nga Kaçaniku që ka qenë i përfshirë. Dje është bërë publike qe janë arrestuar nga inspektorati policor dhe ata kanë qenë të përfshirë edhe në rastin e sotëm dhe kanë kryer aktivitet për të cilat është marr një urdhër kontroll dhe është përgatit arresti sot dhe të njëjtit janë zbuluar që kanë edhe aktivitet tjera kriminale”, tha ai.

Ndaj zyrtarit të MPB-së tha qe është shtruar kallëzim penal nga drejtoria e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kemi të bëjmë me dy raste ku kemi dy zyrtar tjerë dhe që janë suspenduar nga unë për 3 ditë dhe të njëjtit kanë qenë të përfshirë. Sot është arrestuar edhe një zyrtar tjetër. Zyrtari i lartë i MPB ka qenë duke u hetuar për një kohë të gjatë dhe ndaj të njëjtit është shtruar kallëzim penal nga drejtori e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha ai.

Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve dhe korrupsionit thotë se me hetuesin e arrestuar kanë lidhje familjare.

“Është e vërtet që me hetuesin e arrestuar kam një relacion familjar ku jemi tezak dhe kjo nuk e zbeh çështjen time dhe me i hetua rastet ashtu siç e kërkon”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme