Haradinaj: Kosova ndanë me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosova ndanë me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë

Ramush Haradinaj ka qenë një tavolinë i ulur me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Ata kanë diskutuar për disa minuta për gjendjen në Kosovë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.

Haradinaj ka thënë se e ka siguruar Pompeon se Kosova ndanë me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë.

“I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” shkruan Haradinaj në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme