Sveçla emërohet zëvendësministër i Brendshëm
BKT
Lajme

Sveçla emërohet zëvendësministër i Brendshëm

Xhelal Sveçla është zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot e ka emëruar Xhelal Sveçlën zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku njëherit i uroi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është Agim veliu nga LDK-ja. 

Sveçla është zëvendësministri i parë i emëruar në Qeverinë Kurti.


MË SHUME NGA Lajme