19:05 / 06.02.2020
Rrugët të kalueshme në Prishtinë
Gjendja e rrugëve dhe qarkullimi i veturave në orët e mbrëmjes në kryeqytet është e mirë dhe po zhvillohet për probleme.
Sot gjatë ditës nuk ka pasur reshje të borës dhe moti pjesërisht me diell ka ndihmuar në shkrirjen e borës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se të premten mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset kodrinore-malore do të ketë kushte për fjolla të lehta bore, derisa të shtunën parashihet mot me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.























