Shala: Nuk ka ndarje mes Nismës dhe AKR-së
Edhe pse Aleanca Kosova e Re (AKR), ka votuar qeverinë Kurti, nuk ka ndarje me Nismën Socialdemokrate, të cilat kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, që vjen nga Nisma Socialdemokrate, tha se nuk ka pasur ndarje mes AKR dhe Nismës. “Dy partitë nuk janë ndarë dhe ne mes neve ka demokraci. Ne ekzistojmë si Grup Parlamentar. Edhe e drejt e AKR-së për të votuar qeverinë që e bëri Pacolli. Ai ka premtuar publikisht se do të votojë qeverinë Kurti. Ne nuk deshëm të diskutojmë, është e drejtë e tij”, tha ai sonte në emisionin "n’Kuvend" në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij, opozita e tashme do të jetë e zëshme në kritikat që do të jenë ndaj qeverisë Kurti. “Me këtë buxhet nuk do të ketë mundësi që Qeveria Kurti të realizojë planet e tij. Edhe tek Ushtria ai nuk do të mundësi të realizojë planet”, tha ai.
Shala tha se Nisma do të jetë monitoruese e qeverisë Kurti.























