20:50 / 06.02.2020
Rexhep Selimi shef i Grupit Parlamentar të VV-së
Rexhep Selimi është emëruar Shef i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ai në "Tv Dukagjini" në të cilën po diskutohet për qeverinë e re.
Selimi ka thënë se është dëshirë e të rinjëve kosovar shërbimi ushtarak, ide kjo që u shpalos nga kryeministri Kurti.
Ndryshe Selimi e ka uruar Kurtin për pozitën e tij të re si kryeministër duke ia dhuruar flamurin e UÇK’së.























