Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Ardian Alaj, koordinator i garës, i cili do të na njoftojë për garën ndërkombëtare "Albanian Ict Awards".

Kurse mysafire e radhës do të jetë Shqipe Breznica, drejtoresh e organizatës, e cila do të flasë për "Help Kosova", grante për biznese të vogla.

Ndërkaq Rifadije Sopi, drejtoresha e çerdhes "Yllkat", do të na njoftojë për çerdhen e re "Yllkat" në kryeqytet.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Durim Hasaj, koordinator, i cili do të flasë për këndin amerikan me hapësira të reja.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme