Zëvendësimi i taksës me reciprocitet i arsyeshëm
Rrezarta Zekaj , Radio Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu zëvendësimin e taksës me reciprocitet e konsideron të arsyeshëm, pasi ajo që do të vlejë për Kosovën, do të vlejë edhe për Serbinë. Në këtë kuadër sipas tij, reciprociteti nënkupton zbatim të marrëveshjeve me Serbinë.
Qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti për taksën nuk është i ri, ai edhe gjatë fushatës zgjedhore pati deklaruar se me Serbinë do të ketë masa reciprociteti. Madje pozicioni që Qeveria Kurti do të marrë në raport me taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, pritet të jetë hap vendimtar në lidhje me vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ish-krdetarii i OEK-ut, Safet Gërxhaliu thotë për Radio Kosovën se vendosja e taksës ka qenë një masë jo e analizuar mirë që i ka shkaktuar vendit humbje në skenën ndërkombëtare.
'Besoj se presioni ndërkombëtarë që ka të bëjë me taksën është aq i madh sa që duhet të gjindet një strategji dalëse. Ndoshta ky ka qenë gabimi më i madh që kur është vendosur taksa, nuk ka pasur skenario A, B, C, por jo vetëm skenario hyrës, por edhe dalës dhe në mungesë të një skenari dalës nga një vendim i tillë jemi këtu ku jemi , ku qeveria do të ballafaqohet me një sfidë shumë të madhe. Besoj se vendimi për reciprocitet ndaj Serbisë duhet të analizohet në rend të parë në aspektin faktik, në rend të dytë në aspektin ligjor e diplomatik dhe mbi të gjitha në aspektin e partneritetit e dialogut edhe me sektorin privat. Nëse ky vendim bazohet në këto premisa atëherë besoj se do të jetë një vendim i cili duhet të mbështetet por pa marr parasysh nga këto dimensione vërtet është koha që duhet të forcohet partneriteti dhe dialogu dhe në këtë drejtim është shumë më mirë që të gjejmë modalitet të eliminimit të barrierave se sa të ndërtimit të barrierave prandaj për një vendim të tillë duhet jo vetëm guxim për ta shfuqizuar vendimin taksën dhe për të vu reciprocitet, por duhet të analizohet se sa kemi kapacitete dhe ku duhet të forcohemi për ta implementuar reciprocitetin", tha ai.
Gërxhaliu thotë se reciprociteti do të duhej të mundësojë zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë:
'Reciprociteti është një qasje më ndryshe ajo që do të vlejë për palën serbe, duhet të vlejë edhe në Kosovë, është koha kur duhet vërtet në këtë drejtim të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ju e dini që shumë probleme që kanë të bëjnë në avancimi ne partneritetit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon por edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të nënshkruara. për fat të keq kemi probleme me vula, me mospranim të tabelave, të dokumentacionit dhe tërë kjo duhet vërtet të bëhet e njohur për palën serbe që në qoftë se në të ardhmën do të kemi probleme të tilla të nejjtat do të vlejnë edhe për ju" tha ai.
Tutje sipas Gërxhaliut për parimin e reciprocitetit paraprakisht duhet të informohet faktori ndërkombëtarë, ndërsa për zbatim të saj janë disa akterë që duhet të përfshihen.
"Në këtë drejtim duhet të kemi një koordinim të aktiviteteve, janë disa akterë relevantë që kanë të bëjnë me implementimin e reciprociteti, në rend të parë është agjencioni i veterinës, Dogana e Kosovës pasatj Policia e Kosovës dhe në këtë drejtim është një mbikëqyrje nga vet digasterët kyq të këtyre agjencioneve, prandaj nuk mund të flitet se këtu do të jetë vetëm një agjencion bartës, të gjithë do ta kenë rolin e barabartë", tha ai.
Taksa doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ishte vendosur në nëntorin e vitit 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.























