Kampi i minerave do përdorët si karantinë për të dyshuarit me koronavirus
BKT
Lajme

Kampi i minerave do përdorët si karantinë për të dyshuarit me koronavirus

Kryeministri i Australisë Scott Morrison, deklaroi sot se vendi i tij do të përdorë një kamp minierash për të vendosur në karantinë pacientët që dyshohet se kanë koronavirusin Wuhan.

Kampi i minierave është i vendosur në Darvin, kryeqytetin e Territorit Verior të Australisë, shkruan CNN.

Aktualisht pacientët e dyshuar me koronavirus ndodhen një kamp në zonën e njohur si ishulli i Krishtlindjes, e cila është e njohur për ndalimin të imigracionit në det të hapur, transmeton REL.

‘’Por zona atje nuk i përshtatet qëllimeve për shkak të pamundësisë për ndarjen siç duhet të njerëzve në objekt", tha Morrison.

Ai shtoi se qeveria aktualisht është duke u këshilluar me komunitetin lokal në territorin verior për përdorimin e kampit.


MË SHUME NGA Lajme