11:32 / 07.02.2020
Pacolli: Pagarusha do të mbahet mend gjithmonë, këngët e saj të pavdekshme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i shpreh ngushëllime familjes së bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës, për vdekjen e saj.
“Në moshën 86 vjeçare, sot në mëngjes, na paska lënë “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha”.
“Ajo do të mbahet mend gjithmonë, sepse këngët e saj janë të pavdekshëm. Sepse ishte ikona e muzikës shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Pacolli në Facebook.























