Kastrati: Bilbili i Kosovës mbajti gjallë shpirtin artistik të shqiptarëve
Drejtori gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.
"Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagrasha na la. Në emër të Radio Televizionit të Kosovës, familjes dhe të gjithë qytetarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ikjen nga kjo botë të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Me kryeveprën e saj “Baresha”, Bilbili i Kosovës zuri vend në zemrat e secilit prej nesh, që më zërin e saj mbajti gjallë shpirtin artistik të çdonjërit shqiptar dhe përtej. Nexhmije Pagarusha dhe zëri i saj kumbues ishte pjesë e RTP-së, për të mos u ndarë më pas as nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), e cila që nga viti 2007 ishte e angazhuar si konsulente profesionale në Radio Televizionin e Kosovës. Pusho e qetë Bilbili i Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kastratit.























