12:28 / 07.02.2020
Begaj: Prej nesh sot u nda ikona e muzikës shqiptare dhe bilbili i Kosovës
Me rastin e marrjes së lajmit për vdekjen e këngëtares Nexhmije Pagarusha, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Prej nesh sot u nda ikona e muzikës shqiptare dhe bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, dhe kjo është një humbje e madhe për të gjithë. Ju familje e Nexhmijes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta të Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në telegramin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.























