12:29 / 07.02.2020
Zhvillohet pajisja që detekton bakteret
Tani mund të detektohen bakteret në ushqimin tuaj përmes një pajisje.
Kjo pajisje përmes testimit të shijes së ushqimit mund të detektojë bakteret në të. Një përparësi që mund të drejtojë deri tek eliminimi i epidemive të ndryshme, raporton “GadgetsNow”.
Duke u bazuar në zbulimet e bëra në Universitetin Purdue, pajisja shfrytëzon një dritë të vogël për të detektuar bakteret.
Për të testuar pajisjen, zbuluesit kontaminuan në mënyrë artificiale mishin dhe më pas testuan me pajisjen e tyre brenda 10 orëve.
Kjo pajisje për detektimin e baktereve në ushqim ndihmon në të ushqyerit më shëndetshëm dhe eliminimin e shumë sëmundjeve që shkaktohen nga ushqimi.























