Edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove hap dyert për pjesëmarrës
Festivali ndërkombëtar i teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF” dhe teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Festivalit PITF 2020, i cili do të mbahet nga 26-31 maj 2020, në kolegjin AAB në Prishtinë.
Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale, si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medies. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë, si dhe ndan çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit. Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane, përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 30 prill 2020. Përzgjedhja përfundimtare do të dihet në fillim të muajit maj 2020. Kushtet e festivalit: udhëtimi, transporti i skenografisë, akomodimi (me mëngjes), dreka, koktej pas çdo shfaqje, biletat për të gjitha shfaqjet e tjera në festival.Zëri























