15:06 / 07.02.2020
KQZ-ja shtyn për nesër mbledhjen për zgjedhjet në Podujevë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë për nesër mbledhjen në të cilën ishte paraparë të diskutohej për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës.
Presidenti Hashim Thaçi shpalli sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh, për shkak që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu dha dorëheqje pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme. /EO























