Prishtina hap dyert në ndeshjen e parë të pranverës për tifozët e tyre
BKT
Sport

Prishtina hap dyert në ndeshjen e parë të pranverës për tifozët e tyre

Prishtina nesër do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, ku takohet ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ky takim që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, do të fillon nga ora 13:00.

E Prishtina për këtë takim ka vendosur që për gjithë tifozët ta bëjë hyrjen në stadium pa pagesë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetet sociale.

Kujtojmë, Prishtina e Vushtrria priten të takohen edhe pas një jave në kuadër të Superligës së Kosovës.