Munishi urim emocional për sezonin e ri: Më mungon futbolli si futbollist
Ish-futbollisti i njohur, aktualisht trajner te kampioni vjeshtor Ballkani, Ismet Munishi, ka uruar fillimin e sezonit të ri jo thjesht me gjuhë teknike, por me fjalë të ndjera për futbollin.
Ai ka treguar dëshirën e tij për të qenë futbollist edhe njëherë.
Postimi i plotë në Facebook i ish-futbollistit që dikur luante edhe në Superligën turke:
O Zoti i im me kthe edhe nje here 30 vite me pare, te kem force te vrapoj, te kem mushkeri te nuhas ate qe mungon me shume: aromen e barit te fushes! Te kem mundesi te perqafoj shoket e mi pas cdo gezimi. Te kem mundesi t'i qendroj pran atyre pas cdo hidherimi!
Me mungon shume futbolli, me mungon aq shume sa edhe jeta me duket pa kuptim! ( kjo eshte lutja e futbollisteve qe moti moti e kan lene sportin numer 1 ne botë). Prandaj futbollistë te dashur te superliges Kosovare urime fillimi i sezonit pranveror , ju deshiroj shendet fat dhe kembe te lehta , shijone jeten me te bukur ne botë ate te futbollistit Gezuar.























