Motelet e vdekjes?
Një biznes që ka lulëzu në Kosovën e pasluftës, janë motelet. Pushim 5 euro, fjetja 10, anise ligji aktual për turizmin nuk e njeh fare pushimin si formë të turizmit, raporton emisioni Udhëve në RTK.
Atje ku ka kushte më solide, ofrohen cmime më të shtrenjta. Në MTI me kodin 5510, prej vitit 2000 e deri në janar 2020 janë regjistruar 19003 hotele dhe akomodim, ku këtu përfshihen hotelet e vendëve turistike, hotelet me apartamente-suita si dhe motelet.
Këto të fundit, janë ambiente që në shikim të parë ngjasojnë kryesisht me garazha auto-veturash. Sapo futesh brenda nga heshtja totale, krijohet përshtypja që është një zonë e braktisur.
Vend me parakushte për t’u ofruar klientëve siguri maksimale gjatë kohës sa të njejtit “pushimet” i shfytëojnë kryesisht për mardhënie intime.
Por, sa respektohen ligjet në fuqi në këto motele, ku cdo vit evidentohen edhe raste të vdekjeve.
Emisioni Udhëve, ka realizuar një hulumtim shumë specifik për temen që është edhe tabu në Kosovë-Mundesitë për abuzime dhe mos kontrollin e moteleve nga përgjegjësit e shtetit.
Ne nuk do të zbulojmë emrin e motelit ku kemi provuar nese kërkohet identifikimi i përsonave që hyjnë brenda. Por, tashmë është dukuri që këto motele, duke shkelur ligjet, nuk bëjnë asnjë identifikim të klienteles.
Në garazhën e dhomës së motelit, sapo futesh me veturë, ke mundësi të mbyllesh deren. Aty është një paralajmerim ku tregohet vendi se ku duhët të lësh paratë. Githë kjo, për të shmangur kontaktet mes palëve dhe përsonelit të motelit, të cilët obligohen sipas ligjeve që të identifikojnë palët.
Për më tepër ndiqeni emisionin e plotë:























