Osmani: Lëvizja e fotografisë në zyrë e ligjshme, e mbyll këtë temë
BKT
Lajme

Osmani: Lëvizja e fotografisë në zyrë e ligjshme, e mbyll këtë temë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lëvizja në zyrën e saj e fotografisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është e ligjshme dhe se ajo e konsideron atë çështje të mbyllur.  

Ajo ka folur kështu në RTK.

“Kjo (lëvizja e fotografisë v.j.) është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë. Bojkoti i tyre (i PDK-së v.j.) ka filluar më 3 shkurt. Është vendim i mëhershëm, ditën kur është votuar qeveria. Unë mendoj që roli i opozitës është i rëndësishëm për demokracinë tonë. Shpresoj që ata t’i kthehen Kuvendit”, ka thënë Osmani.  

 


MË SHUME NGA Lajme