Grenell i rikërkon Veselit mbështetje pa kushte për heqjen e taksës
BKT
Lajme

Grenell i rikërkon Veselit mbështetje pa kushte për heqjen e taksës

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Grenell ka reaguar kështu në Twitter, pas përgjigjes së Veselit në një reagim të tij të mëhershëm. Veseli i kishte thënë Grenellit se kryeministri Albin Kurti është gënjeshtar, pasi ai i kishte kërkuar Veselit ta mbështesë heqjen e taksës dhe se Kurti kishte të drejtë.    

 


MË SHUME NGA Lajme