Ana Kabashi i kushton këngë Nexhmije Pagarushës
BKT
Kulturë

Ana Kabashi i kushton këngë Nexhmije Pagarushës

Këngëtarja Ana Kabashi ka përjetësuar kujtimin e saj për ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, duke i kushtuar këngë.

Mëngjesin e ditës së premte më 7 shkurt, u nda nga jeta bilbili i muzikës shqiptare, e cila ka lënë pas një thesar të çmuar me këngë të pavdekshme.

“Defekti jem” mban titullin kënga e Anës, të cilën këngëtarja e kishte realizuar gjatë kohës kur mbretëresha e muzikës shqiptare ishte gjallë.

“Defekti Jem
Këtë këng e kemi realizu për të madhen Nexhmije Pagarusha kur ishte gjallë por nuk arritem me e përfundu ashtu si i ka hije shkaku i gjendjes së vështirë shëndetsore qëishte, sot vendosem me publiku për nder të saj dhe për deshirën e saj që i ka pelqy shumë kjo këng ❤️ u prehsh në paqe zonja Nexhmije Pagarusha e kom shiju çdo moment diten që të takova


MË SHUME NGA Kulturë