14:25 / 10.02.2020
Ambasadori turk uron Kurtin për detyrën e re
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Sakar ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës si kryeministër.
“Fillimisht urime edhe njëherë për marrjen e mandatit. Të uroj shumë suksese në krye të qeverisë”, ka thënë ambasadori turk.
E në anën tjetër shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka falënderuar ambasadorin turk për mbështetjen e dhënë Kosovës.
























