14:35 / 10.02.2020
SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e arratisjen e të burgosurit M. K. nga pavijoni gjysmë i hapur i Dubravës.
Po ashtu, SHKK ka marrë vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H.
Vendimi do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 18:00, i burgosuri M. K. është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë.
Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.























