17:12 / 10.02.2020
Kryetar iri i PEN-it është Binak Kelmendi
Binak Kelmendi është zgjedhur kryetar i PEN Qendra e Kosovës. Në kuvendin e mbajtur sot Kelmendi është zgjedhur me shumicë votash.
Në afro dy mandate, atë e ka drejtuar shkrimtari Basri Çapriqi.
Kjo organizatë përbëhet nga shkrimtarë e njerëz të sferës së kulturës dhe është themeluar më 2004.
Kelmendi është autori i disa romaneve dhe përmbledhjeve me poezi. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar e redaktor në mediat e Kosovës.
Deri tashti Kelmendi ka mbajtur pozitën e sekretarit të PEN Kosovës.























