10:32 / 11.02.2020
Rrethrrotullimi në Veternik lëshohet në qarkullim në fillim të marsit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot punimet në rrethrrotullimin në Veternik të Prishtinës, nga ku tha do të përshpejtojnë punimet dhe në fillim të marsit të lëshohet rruga për qarkullim.
Zijadin Mehmeti, menaxher i projektit, tha se planifikojnë në fillim të marsit të aktivizojnë aksin kryesor, por që tha se varet nga kushtet atmosferike.























