16:02 / 11.02.2020
Kurti takohet me ministrin e jashtëm italian, Di Maio
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk ka pasur deklarata pas takimit.Ministri italian gjatë ditës është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.























